Stresi dhe ankthi luftohen me këto ushqime

Shëndetësia

Stresi dhe ankthi luftohen me këto ushqime

Më: 29 qershor 2018 Në ora: 16:25
Foto ilustrim

Nëse ju ose një i afërm i juaji po kaloni një periudhë delikate plot ankth dhe stres, ajo që duhet të bëni është t'i kushtoni rëndësi ushqimeve që konsumoni dhe dietës suaj ditore.

Zgjidhni një dietë të pasur me vitamina B, omega 3, acid folik dhe triptofan.

Është e rëndësishme të dini se cilët janë ushqimet anti-stres, që ju ndihmojnë të mbani nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak dhe i sigurojnë trupit furnizimin me antioksidantë.

Në çantën e ushqimeve të atyre që duan të luftojnë ankthin dhe stresin përmes një diete të shëndetshme duhet të jenë këto ushqime:
1. Avokado
Përmban vitamina B1 dhe B2, mungesa e të cilave shkakton ankth akut. Avokado përmban edhe kalium, i cili ndihmon në presionin e ulët të gjakut, gjithmonë në përfitim të humorit të mirë.
2. Shpargujt
Një porcion i vetëm shpargujsh është në gjendje të sigurojë pothuajse dy të tretat e acidit folik, i cili është i nevojshëm për të shmangur ditët e këqija dhe shfaqjen e shenjave të stresit.
3. Qumështi
Të pini pak qumësht përpara se të shkoni  në shtrat, ju ndihmon të luftoni pagjumësinë, pasi ka prani të antioksidantëve, vitamina B, proteina dhe kalcium, të cilat ndihmojnë për të ulur presionin e gjakut. Ndërsa prania e magnezit në qumësht ndihmon lehtësimin e muskujve.
4. Bajamet
Në sajë të pranisë të mirë të vitaminave E dhe B2, bajamet ndihmojnë sistemin imunitar gjatë kohës së rritjes së stresit dhe ju ndihmojnë të keni sërish një humor të mirë.
5.Salmoni
Përmban acide yndyrore si Omega 3, që kontrollojnë kortizolin (i njohur edhe si hormoni i stresit), gjithashtu dhe adrenalinën dhe reduktojnë rrezikun për atak kardiak.
6. Boronicat
Përmbajnë antioksidantë dhe vitaminën C, e nevojshme për të larguar ankthin.
7. Lëngu i portokallit
Është një nektar i vertetë me efektin antistres, pasi përmban vitamina B dhe C, të cilat ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut.
8. Arrat
Frutat e thatë dhe arrat në përgjithësi ndihmojnë për të luftuar stresin, sidomos nëse i konsumoni në mëngjes.
9.Thjerrëzat
Përmbajnë doza të mira të magnezit. Thjerrëzat ndihmojnë në qetësimin e nervave dhe në uljen e ankthit, për shkak se kanë prani të kalciumit.
10. Stikat
Janë në gjendje të reduktojnë presionin e gjakut, kolesterolin dhe arrijnë të mbajnë nën kontroll gjendjen e humorit, duke relaksuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat