Shkenca shpjegon se çfarë i ndodh trurit dhe trupit gjatë paralizës së gjumit, fenomenin që e përjetojnë të gjithë në jetë

Shëndetësia

Shkenca shpjegon se çfarë i ndodh trurit dhe trupit gjatë paralizës së gjumit, fenomenin që e përjetojnë të gjithë në jetë

Më: 25 qershor 2018 Në ora: 22:52
Ilustrim

Është thuajse mesnatë dhe ju jeni në gjumë të thellë ! Papritmas, ju zgjoheni, por nuk mund të lëvizni. Qepallat tuaja nuk hapen dhe ju nuk mund të lëvizni krahët apo këmbët. Nuk mund të lëvizësh as gishtat . Merrni frymë me vështirëse dhe ndjeni sikur dikush po ju ushtron presion në kraharor. Mund të zgjasë pak minuta, por juve ju duket një përjetësi. Mund t’ju duket se këtë skenë e shkëputëm nga një skenar të një filmi horror, por jo! Është një fenomen që prek miliona njerëz dhe Living do të shpjegojë më poshtë se çfarë ndodh me trurin dhe trupin e njeriut gjatë paralizës së gjumit.

35 studime shkencore me gjithsej 36.000 pjesëmarrës kanë dalë në përfundimin se 31.9% e popullsisë (grupi më i rrezikuar a ii stufentëve të cilët kanë një model gjumi të çrregullt) përjetojnë episode të tilla.

Daniel Denis, neuroshkencëtar dhe studiues Sleep Paralysis Project, e shpjegon kështu këtë fenomen. 
"Kur jeni duke përjetuar paralizën e gjumit, ju jeni të ndërgjegjshëm sepse truri ju është zgjuar, por trupi jo, muskujt s’kanë marrë komandë nga truri që të lëvizin. "(Business Insider)

Por, nëse truri është i zgjuar, pse nuk mund të lëvizë trupi?
E gjitha ka të bëjë me tri ose katër fazat e gjumit . Ju mund të ëndërroni në çdo fazë të gjumit, por ëndërrat e fazës REM duket sikur janë ngjarje të vërteta që po përjetohen në kohë reale.

Kjo sepse truri është jashtëzakonisht aktiv gjatë gjumit REM, por trupi është krejtësisht i paralizuar. Në momentin që truri zgjohet, trupi kërkon disa sekonda deri në 15 minuta që të marrë komandë nga truri që të lëzive. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat