Rreziku nga antibiotikët

Shëndetësia

Rreziku nga antibiotikët

Më: 25 qershor 2018 Në ora: 13:09
Ilustrim

Shkencëtarët kanë gjetur se marrja e një grupi prej pesë antibiotikëve - sulfonamide, cefalosporinet, fluoroquinolone, nitrofurantoin/penicilinë dhe methenamine tre deri në 12 muaj u shoqërua me një rritje të rrezikut të gurëve në veshka.

Rritja e rrezikut varionte nga 27 për qind te përdorimi i penicilinës, deri te dyfishimi i rrezikut nga krijimi i gurëve në veshka pas marrjes së sulfonamidet.

"Pa dyshim, antibiotikët kanë shpëtuar miliona jetë dhe janë të nevojshme për parandalimin e vdekjeve dhe pasojat serioze të infeksioneve, dhe përfitimi prej tyre peshon më shumë se efektet e mundshme negative," tha Gregory Taysen nga Spitali i Fëmijëve në Filadelfia, i cili drejton ekipin hulumtues të studimit.

Ai vë në dukje, megjithatë, se këto rezultate nuk sugjerojnë se këta antibiotikë mjekët nuk duhet t’i përshkruajnë kur është e nevojshme.

Shkencëtarët e dinë se antibiotikët ndikojnë në bilancin e baktereve, viruseve dhe kërpudhave që jetojnë në trupin e njeriut. Ndryshimet në florën e tretjes dhe traktit urinar në studimet e mëhershme ishin lidhur me gurët në veshka, por deri tani askush nuk ka treguar lidhjen mes përdorimit të antibiotikëve dhe gurëve në veshka, sipas studiuesve.

Hulumtimet kanë treguar se rreziku më i madh për të marrë gurët në veshka janë fëmijët dhe adoleshentët. Rreziku i gurëve në veshka zvogëlohet me kalimin e kohës, por mbetet i ngritur deri në disa vite pas marrjes së antibiotikëve.

Shkencëtarët kanë studiuar përdorimin e antibiotikëve sipas të dhënave të kartonëve mjekësorë të 25.981 njerëzve, të cilët kanë pasur gurë në veshka, dhe në grupin e kontrollit të 259,797 pacientëve të ngjashëm që nuk kanë pasur në periudhën prej vitit 1994 deri 2015.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat