Shtrirja në plazh nuk është e mirë për shëndetin mental

Shëndetësia

Shtrirja në plazh nuk është e mirë për shëndetin mental

Më: 24 qershor 2018 Në ora: 22:23
Foto ilustrim

Ne të gjithë ëndërrojmë për një pushim pa stres në plazh, por ekspertja e turizmit Sjinran Lehto thotë se kjo mund të jetë një mënyrë e sigurt për të çuar drejt ankthit.

"Pas një kohe ju mërziteni dhe shqetësoheni, dhe pastaj filloni të mendoni për punën dhe çfarë duhet të bëni kur të ktheheni në shtëpi. Kjo nuk është e mirë për ju. Në vend të kësaj, vendi ku po udhëtoni duhet të ketë mjaft ngjarje dhe aktivitete që do t'ju detyrojnë të ktheni mendjen tuaj", thotë ajo.

Sjinran Lehto është anëtare për një kohe të gjatë në Qendrën Kërkimore të Turizmit dhe Mikpritjes Purdue dhe thotë se për pushim të qetë janë të nevojshëm pesë faktorë.

Fascinimi: Një person shumë i lodhur duhet të shkojë në një vend që do ta magjepsë atë, jo një vend të njohur ku ai di çfarë do ta presë. Kjo është energjia që ju nevojitet për jetën e përditshme.

Kompatibiliteti: Në varësi të personalitetit tuaj, zgjidhni një vend që ju përshtatet - nga mentaliteti, madhësia dhe aktivitetet që hasni.

Ikja në një realitet tjetër: Duhet të shkoni në një mjedis për të siguruar që ju jeni mjaft larg nga jeta e përditshme dhe atë që ju përkujton në të.

Udhëtimi mental: Kjo është shumë më e vështirë sot, pasi jemi në kontakt me teknologjinë çdo ditë, por është shumë e rëndësishme që të ikim mendërisht nga vendi ku kaloni çdo ditë. Pra, mbylleni telefonin.

Orientimi: Shërbimi, largësia, infrastruktura, të gjithë këta faktorë ndikojnë nëse pushimet tuaja do të jenë aktive dhe praktike ose tërësisht të mundimshme. Mbani në mend të gjithë këta faktorë kur zgjidhni një destinacion për pushime, këshillon Sjinran Lehto.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat