Stërvitja e rregullt ul rrezikun për depresion

Shëndetësia

Stërvitja e rregullt ul rrezikun për depresion

Më: 23 qershor 2018 Në ora: 22:24
Ilustrim

Ushtrimet e rregullta ditore mund të ulin rrezikun për depresion. Hulumtuesit që grumbulluan informacion nga 49 studime nga e gjithë bota zbuluan se njerëzit që bënin më shumë aktivitet fizik, kishin më pak gjasa të prekeshin nga depresioni në raport me ata që bënin pak ose fare ushtrime.

Në analizë u përfshinë 266 mijë njerëz të të gjitha moshave, ku asnjë prej tyre nuk kishte depresion në fillim të studimit. Më pas, atyre iu kërkua të tregonin se sa ushtrime kishin bërë në ditët apo javët e fundit dhe u ndoqën për më shumë se shtatë vjet, për të parë nëse kanë zhvilluar simptoma depresive.

Cilat ishin rezultatet?!

Ata që kishin bërë më shumë aktivitet fizik ishin 17% më pak të prirë për t’u prekur nga depresioni në raport me ata që nuk kishin bërë stërvitje fizike, shkruan panorama. Ky studim gjithëpërfshirës është një dëshmi më shumë në teoritë që sugjerojnë se stërvitja nuk është e mirë vetëm në zvogëlimin e simptomave të depresionit, por edhe në parandalimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat