Aromat e forta gjatë shtatzënisë

Shëndetësia

Aromat e forta gjatë shtatzënisë

Më: 23 qershor 2018 Në ora: 20:28
Ilustrim

Studimet tregojnë se deri në dy të tretat e grave shtatzëna bëhen më të ndjeshme ndaj aromave rreth tyre kur janë shtatzënë. Kjo zakonisht ndodh gjatë tremujorit të parë.

Kjo ndjesi e theksuar e aromave mund të shkaktojë të vjellat e mëngjesit.

Çfarë shkakton përforcimin e shqisës së aromës gjatë shtatzanisë?

Ashtu si me simptomat e tjera të shtatzënisë edhe në këtë rast përgjegjës është ndryshimi hormonal. Estrogjeni mund të bëjë që çdo aromë sado e lehtë qoftë të ndihet shumë e shumë e fortë nga ju.

Ju nuk mund ta parandaloni këtë ndjesi, por mund të përpiqeni të shmangni aromat e forta që ju shkaktojnë shqetësim.

Ushqehuni në mënyrë të “zgjuar”. Gatuani dhe konsumoni vetëm ato ushqime që mund t’u duroni erën.
Ajrosni ambientin. Lërini dritaret hapur sa herë të mundeni për të larguar erën e pakëndshme.
Kushtojini vëmendje higjienës. Lani rrobat më shpesh se zakonisht, pasi fibrat kanë tendencë të mbajnë erë.
Deodorantët dhe produktet e pastrimit. Përdorni vetëm ato që mund të duroni.
Kërkoni mirëkuptim nga të afërmit për parfumet që përdorin, për gjëat që mund të kenë ngrënë, për duhanprijen etj.
Mundohuni të rrethoni veten me ato aroma që në fakt ju bëjnë të ndiheni më mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat