A i keni ditur këto fakte për huallin e bletës?

Shëndetësia

A i keni ditur këto fakte për huallin e bletës?

Më: 23 qershor 2018 Në ora: 12:46
Ilustrim

Për shekuj me radhë, matematikanët dyshonin se forma gjashtëkëndore e ndarjeve ishte më e mirë se trekëndëshi barabrinjës, katrori a çdo formë tjetër, për të shfrytëzuar sa më mirë hapësirën me minimumin e materialit të ndërtimit.

Por nuk arrin të shpjegonin plotësisht se pse. Më vonë më vitin 1999 profesori i njohur Tomas Hejlsi dha prova matematikore për avantazhet e asaj që e quajti «hipoteza e huallit». Ai tregoi se gjashtëkëndëshat e rregullt janë mënyra më e mirë për ta ndarë një hapësirë në pjesë të barabarta me minimumin e mjeteve materiale.

Faktikisht, me format gjashtëkëndore, bletët arrijnë të shfrytëzojnë më së miri hapësirën që kanë në dispozicion. Me një sasi fare minimale dylli mund të prodhojnë një huall të lehtë por të qëndrueshëm dhe ruajnë një sasi maksimale mjalti në çdo formë. Nuk është çudi që hualli përshkruhet si «kryevepër arkitekturore».

Sot shkencëtarët duke u bazuar tek bletët, ata imitojnë huallin e tyre që të krijojnë jo vetëm struktura të qëndrueshme, por edhe që të shfrytëzojnë më mirë hapësirën në strukturë. Për shembull, inxhinierët aeronautikë përdorin panele sipas modelit të huallit për të ndërtuar aeroplanë më të fortë e më të lehtë e kështu të konsumojnë më pak karburant. Vërtetë hualli i bletëve është një mrekulli inxhinierike. Por hualli i bletëve nuk është e vetmja gjë që shkencëtarët mundohen të imitojnë shikoni edhe informacione për bletët të tjera që shkencëtarët mundohen të imitojnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat