Të gjitha gjërat që duhet të dijë një grua para se të marrë vendimin të abortojë

Shëndetësia

Të gjitha gjërat që duhet të dijë një grua para se të marrë vendimin të abortojë

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 22:22
Ilustrim

Planifikimi familjar ndër të tjera përfshin dhe planifikimin e një shtatzënie të dëshiruar! Shumë çifte të reja përdorin metoda mbrojtëse deri në momentin që nuk duan një fëmijë, pikërisht për të parandaluar abortin! Në mungesë të mbrojtjes, nuk është çudi që trupi juaj të përgatitet për një shtatzëni dhe shumë femra gjenden të papërgatitura para një fakti të tillë.

Pas vitit 2012, pas heqjes së disa procedurave (duke qenë se aborti është i ndaluar në shumë shtete përfshirë dhe rajonin perëndimor) përdorimi i piluës së abortit u rrit ndjeshëm, Kjo sepse mund të merret lehtësisht në kushte shtëpie, procedura nuk kërkon anestezi dhe nuk kërkon akomodim në qendra spitalore. Sipas statistikave nga Planned Parenthood, pilula e abortit është 98 për qind efektive deri në javën e tetë të shtatzënisë. Nga java e 9 është rreth 96 për qind efektive, dhe pastaj 93 për qind efektive.

Shumica e grave nuk përjetojnë asnjë efekt anësor pas marrjes së pilulës së parë, mifepristone, por nuk është e pazakontë të ndjejë përzirje ose të ketë gjakderdhje. 
Kokrra e dytë mund të shkaktojë shumë gjakderdhje dhe ngërçe deri në katër orë pas marrjes së dozës së parë. 
Nuk është e pazakontë të shohësh grumbuj të mëdhenj të indeve ose mpiksjeve të gjakut pas marrjes së misoprostolit (Planned Parenthood thotë se këto mund të jenë deri në madhësinë e një limoni).

Gjakderdhja duhet të fillojë të zhduket pas disa orësh, zakonisht rreth 4-5, por mund të zgjasë më shumë. 41 përqind e grave që kishin abortuar një herë mendonin se kishin bërë diçka të gabuar që kishte çuar në këtë gjë, 47 përqind ndiheshin fajtore, dhe 28% të turpëruara. Por aborti i hershëm i shtatzënisë (para 13 javëve) sipas American College of Obstetricians and Gynecologists shkaktohet nga anomalitë kromozomale dhe nuk mund të parandalohet. Mund të ndodhë që një abort spontan i hershëm mos të shoqërohet me asnjë shenjë dhe trupi ta përjashtojë embrionin natyrshëm dhe ju thjesht të keni ndjesinë e të vjellave derisa niveli i hormoneve të ulet. Megjithatë shenja të tjera si gjakderdhja, dhimbjet e shpinës mesit e ngërçet mund të paralajmërojnë një abort spontas para javës se 10.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat