Mënyrat si të flini më mirë gjatë vapës

Shëndetësia

Mënyrat si të flini më mirë gjatë vapës

Më: 17 qershor 2018 Në ora: 19:54
Ilustrim

Secili ka nevojë për gjumë brenda ditës.

Sidoqoftë, nganjëherë mund të vështirësohet puna për shkak të të nxehtit të madh, shkruan Express.co.uk.

Shtatë nder në nëntë orë në ditë i duhen një njeriu për gjumë. Nëse flihet më pak atëherë mund ta keni problem me isomninë – një çrregullim i gjumit.

Sipas ekspertit Neil Robinson që gjumi të bëhet më mirë në ditët me vapë duhet vepruar në këto katër mënyra.

1. Ftohini çarçafët

“Mund të tingëllojë paksa ekstreme, por që nëse fusni çarçafët në frigorifer apo friz për dhjetë minuta mund ta lehtësojë punën me temperaturën. Vetëm se sigurohuni që vendi ku i vini ato të jetë i pastër”, ka thënë ai.

2. Flini vetëm

“Është joromantike, por që vapa nuk e falë askënd, përfshirë edhe çiftet e dashuruara”.

“Nëse i nxehti bëhet i padurueshëm atëherë ndajini shtratet dhe kjo mund të ndihmojë”, ka thënë Robinson

3. Freskoni këmbët
Neil sugjeron që është mirë të praktikohet para gjumit që këmbët t’i vendosni në ujë të ftohtë.

“Kjo mund të ndikojë në tërë trupin tuaj”.

4. Shmangeni alkoolin

Neil ka theksuar se edhe moskonsumimi i alkoolit në ditët e verës është faktor i rëndësishëm që të flini më mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat