Pas këtij lajmi nuk do laheni më në pishina

Shëndetësia

Pas këtij lajmi nuk do laheni më në pishina

Më: 17 qershor 2018 Në ora: 07:11
ilustrim

Dhjetëra sëmundje janë zbuluar në pishinat publike, të cilat kanë rezultuar të ndotura, pas një hulumtimi të bërë në SHBA.

Mijëra njerëz janë sëmurë nga uji i ndotur me baktere ose parazitë nga diarretë e njerëzve të tjerë, sipas Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve dhe Parandalimin e Vdekshmërisë.

Cryptosporidium – një parazit që shkakton diarre që përhapet duke konsumuar ujin e kontaminuar me plagë ,  ishte përgjegjës për 58 për qind të përhapjes.

Kjo do të thotë se: Njerëzit me diarre po përdorin pishina publike. Objektet nuk i mbajnë ujërat e tyre të pastra. Dhe mbajtja e tyre pastër nuk nënkupton thjeshtë hedhjen e klorit.

Por kjo nuk është e vetmja gjë për të cilën duhet të shqetësoheni.
U gjendën edhe  dy baktere në ujërat publike: Legionella, dhe Pseudomonas, e cila shkakton infeksione të veshëve dhe skuqje. Megjithatë, këto dy ishin përgjegjëse për më përhapje.

A nënkupton kjo se gjatë pushimeve të verës duhet të jeni më të kufizuar?
JO, por duhet të merrni masa paraprake. Edhe pse nuk është e lehtë, përpiquni që të mos gëlltisni asnjë pikë ujë kur notoni.

Por më e rëndësishmja:
Mos  notoni ose mos lejoni fëmijët tuaj të notojnë nëse janë të sëmurë me diarre".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat