Dielli dhe dobitë e tij

Shëndetësia

Dielli dhe dobitë e tij

Më: 16 qershor 2018 Në ora: 16:53
Ilustrim

Dr. Agron Bislimi tregon për përdorimin me dituri të përfitimeve nga Dielli.

A e dini se dielli na duhet?

“Sepse bën sintezën e vitaminës D, sasi të vogla të rrezeve ultraviolet janë thelbësore për shëndetin e mirë dhe çojnë në prodhimin e vitaminës D në  lëkurë e cila, rregullon nivelin e kalciumit në gjak dhe është e nevojshme për shëndetin e kockave dhe të skeletit muskulor”, shkruan Dr. Agron Bislimi.

Ekspozimi i pjesëve të zbuluara rreth 15 minuta të paktën 3 herë në javë është i mjaftueshëm për të prodhuar vitaminë D, tregon ai. “Përmirëson disponimin pasiqë konsiderohet edhe si antidepresiv natyral. Nga veprimi i dritës që ne shohim përmirësohet humori,nga prodhimi i endorfinës dhe serotoninës, substanca të cilat rregullojnë humorin,që ndërhyjnë në ritmin moral dhe biologjik të njeriut. Rrezet ultraviolete shërbejnë edhe si mjekim për disa sëmundje të lëkurës  Ekspozimi ndaj rrezeve ultraviolete  ju këshillohet në përodorim tek disa sëmundje të lëkurës si, vitiligo,dermatitet atopike,psoriaza,etj”, shkruan ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat