Simptomat e hershme të kancerit që nuk duhet injoruar

Shëndetësia

Simptomat e hershme të kancerit që nuk duhet injoruar

Më: 21 maj 2018 Në ora: 13:50
Ilustrim

Portali Bright Side ka bërë listën me disa nga simptomat të cilët mund të jenë indikatorë i kancerit dhe me rekomandimet se kjo duhet marrë seriozisht.

Nëse i vëreni këto simptoma ose te të afërmit tuaj, mos u ngutni me marrjen e konkluzave, pasi ato mund të jenë shenja edhe të sëmundjeve tjera.

Për të larguar dyshimet, gjithsesi duhet të konsultoheni me mjekun.

-Neoplazma në lëkurë

Mund të jenë shenja të kancerit të lëkurës ose gjirit.

-Kollitje e mundimshme

Kollitja afatgjate është një nga simptomat e sëmundjes së kancerit të mushkërive, të cilat lidhen shpesh me simptoma tjera sikurse janë humbja e apetitit, humbja e pashpjeguar e peshës dhe gjak në sekret.

-Kruajtja e lëkurës

Në shumicën e rasteve kruajtja e lëkurës nuk është e lidhur me tumore, por përvoja klinike megjithatë e vë në lidhje.

- Ndryshimet në sistemin e tretjes

Sëmundja malinje e zorrëve dhe lukthit mund të shkaktojë simptoma sikurse janë gjak në legen, dhimbje në abdomen, zbrazje spontane e zorrëve, mundim pas ngrënies, transmeton KosovaPress.

-Ndryshime gjatë urinimit

Kjo mund të jetë shenjë e sëmundjeve malinje të veshkave, e cila ndërlidhet me  gjakun në urinë, ngritjen e tensionit të gjakut, dhimbje në veshka, dobësi kronike dhe lodhje.

-Humbje e pashpjeguar e peshës

Kjo simptomë më së shumti paraqitet te kanceri i lukthit.

-Dhimbja e fytit

Dhimbja afatgjate e fytit mund të jetë simptomë e kancerit dhe ndërlidhjet me vështirësi me rastin  e ngrënies dhe frymëmarrjes, ndryshime në tonin e zërit, pështymë me gjak, humbje e zërit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat