Operacioneve në zemër më lehtë ju shpëtojnë obezët

Shëndetësia

Operacioneve në zemër më lehtë ju shpëtojnë obezët

Më: 20 maj 2018 Në ora: 09:06
Foto ilustrim

Pacientët e mbipeshë, janë më pak të rrezikuar nga vdekja kur iu nënshtrohen operacioneve kirurgjike në zemër.

Një studim i ri, e hedh poshtë teorinë e vjetër se pacientët obezë të sëmurë nga zemra duhet të bien në peshë para se të hyjnë në operacion.

Studimi i ri i kryer në Leicester University në Britani të Madhe, thotë se të qenit me mbipeshë ka një efekt mbrojtës për ata që hyjnë nën thikë.

Në këtë studim kanë marrë pjesë 401,000 njerëz që janë operuar nga zemra në periudhat nga viti 2002 deri në vitin 2013-të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat