Qulli i elbit – mrekulli për metabolizmin tonë

Shëndetësia

Qulli i elbit – mrekulli për metabolizmin tonë

Më: 19 maj 2018 Në ora: 18:12
Foto ilustrim

Falë vlerave të larta energjike të cilat i posedon, ushqimet nga elbi u rekomandohen posaçërisht fëmijëve, sportistëve (rekreativëve dhe profesionistëve), si edhe personave të cilët u ekspozohen ngarkesave të shtuara mendore dhe fizike.

Është i pasur me minerale siç janë: kaliumi, fosfori, kalciumi, hekuri, magnezi, jodi, por edhe me vitamina të vlefshme të grupeve C, A, B, E dhe K, prandaj edhe rekomandohen për ushqimin e fëmijëve, sepse përshpejton rritje të shpejtë.

Fibrat që gjenden në përbërje të elbit do të reduktojnë kolesterolin dhe nivelin e glukozës në gjak. Elbin përdoreni si shtesë në ushqimet siç janë supat dhe gjërat e ziera.

Është ilaç për njerëzit e dobët dhe njerëzit që nuk kanë fuqi. Përdoret edhe për shërimin e sëmundjeve të mushkërive, pastaj edhe kundër inflamacioneve të shumta të mushkërive dhe kundër plogështisë.

Rekomandimi kryesor është që elbi të qëndrojë në ujë gjatë tërë natës, ndonëse bën që edhe drejtpërdrejt ta zieni pa e lënë paraprakisht në ujë.

Në një tenxhere të përshtatshme qitni ujë dhe në të qitni elbin. Kushtoni kujdes që të jetë në përpjesëtimin një me tre (1:3) në favor të ujit.

Sapo uji të fillojë të vlojë, zvogëloni zjarrin në shporet dhe vazhdoni ta zieni lehtë edhe 45 minuta. Mos harroni që herë pas here të qitni nga pak ujë, sepse elbi thith shpejt ujin, andaj ekziston mundësia që të vlojë i tëri dhe të shkrumbohet.

Fikni zjarrin vetëm atëherë kur të jetë zier mirë. Hiqeni tenxheren anash dhe lëreni edhe 60 minuta të qëndrojë, sepse elbi thith edhe ujin e mbetur.

Pastaj kullojeni mirë – dhe qulli i elbit është plotësisht i gatshëm për ta konsumuar. Nëse keni bërë sasi më të madhe, pasi që të ftohet tepricën mund ta ruani në frigorifer. Varësisht nga lloji, qulli i elbit më së shpeshti ka ngjyrë të bardhemët-të gështenjtë.

Pasi ta keni bërë, mund ta konsumoni sipas dëshirës suaj, neve më së shumti për kafjall na kënaq qulli i ëmbël i elbit madje në këto variante:

[?]  Qulli nga elbi, jogurt, një lugë e vogël mjaltë dhe pemë pylli.
[?]  Qulli i elbit, qumësht soje, arra indiane dhe marmelatë shtëpiake.
[?]  Qulli, një mollë e grirë, fara të bluara liri, kanellë dhe mjaltë.
[?]  Qulli nga elbi, kefir, pemë të thara dhe komposto.

Për cilindo kombinim që të vendosni të jeni të bindur se nuk do të gaboni. Në variantet e njelmëta i shtohet spinaqit, fasules dhe perimeve të ziera, serviret me kërpudha, mish zogu por bëhet edhe qulli i elbit me perime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat