Një foto në ditë ju bën të ndiheni më mirë

Shëndetësia

Një foto në ditë ju bën të ndiheni më mirë

Më: 2 maj 2018 Në ora: 18:30

Studime të reja kanë sugjeruar se realizimi i një fotoje në ditë ndihmon në mirëqenien e njerëzve.Postimi i një imazhi online për dy muaj ju jep njerëzve një ndjenjë të rutinës, nxitë interaktivitetin me të tjerët dhe i bën që të ndihen më të lidhur me rrethin.

Një fotografi në ditë gjithashtu inkurajon njerëzit që të lëvizin nga shtëpia, kjo pasi 76% e fotove janë të realizuara në ambiente të jashtme.Disa prej personave të përfshirë në studim madje kanë deklaruar se shpërndarja e fotografive u ka ndihmuar që të përballen me vetminë dhe ngjarjet tragjike në familje.Sipas studiuesve nga Universiteti Lancaster kjo praktike është një proces aktiv i të krijuarit kuptime, përmes së cilit krijohet një koncept i ri i konceptualizimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat