Ekstrakti i çajit të gjelbër dëmton mëlçinë

Shëndetësia

Ekstrakti i çajit të gjelbër dëmton mëlçinë

Më: 22 prill 2018 Në ora: 16:45
Ilustrim

Edhe pse shumë e pinë për humbjen e peshës, çaji jeshil mund të jetë mjaft i rrezikshëm.

Ekstrakti i çajit të gjelbër mund të shkaktojë dëmtime të mëlçisë, tha Autoriteti Evropian i Sigurisë Ushqimore (EFSA), transmeton KosovaPress.

Me të gjitha përfitimet e çajit të gjelbër që shpesh përshkruhet në dieta të ndryshme, nëse e konsumojmë çdo ditë kjo mund të jetë e dëmshme për mëlçinë dhe të çojë madje edhe në dështimin e punës së saj.

Sugjerohet se doza e dëmshme është rreth 800mg në ditë, por ende nuk ka konfirmime zyrtare për dozën e sigurt ditore.

Paralajmërimi i EFSA erdhi pasi kolegët kanadezë kërkuan kontrollime më të ashpra dhe të gjitha u nisën pas rastit të një të riu që mori tableta të çajit të gjelbër, dhe tani ai ka nevojë për një dializë të mëlçisë.

Gjatë disa viteve të fundit, ka pasur më shumë raste në revistat mjekësore në të cilat njerëzit kanë pasur probleme të mëdha të mëlçisë dhe shkaku kryesor ishin tabletat e çajit të gjelbër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat