Një burrë në Britaninë e Madhe që u cilësua si rasti më i keq i sëmundjes së gonorresë është shëruar.
Mjekët e shëndetit seksual kanë thënë se ai ishte shumë me fat dhe rasti ishte një thirrje për të gjithë që të kujdesen për të.
Ai e mori infeksionin nga marrëdhënia seskuale me një grua në Azinë Jug-Lindore, pavarësisht se kishte një partnere britanike.
Ishte rasti i parë i infeksionit që nuk shërohej me antibiotikë, ndërsa tani mjekët janë përballuar me dy pacientë të tjerë që vuajnë nga e njëjta sëmundje në Australi.
Sipas BBC, trajtimi kryesor me antibiotik ishte një kombinim i ‘azithromycin’ dhe ‘ceftriaxone’, që nuk arriti të trajtojë sëmundjen.
Një analizë e detajuar sugjeroi që infeksioni i tij mund të kurohej me një antibiotik që quhet ‘ertapenem’, gjë që e përdori deri në ditën që iu zhduk.
Gonorrhea është sëmundje seksualisht e transmetueshme që merret nga marrëdhënia e pambrojtur me masa, qoftë orale apo anale.