Vitamina D parandalon diabetin

Shëndetësia

Vitamina D parandalon diabetin

Më: 20 prill 2018 Në ora: 18:54
ilustrim

Nivelet më të larta të vitaminës D reduktojnë dukshëm rrezikun nga prekja me diabet.

Njerëzit me nivel të vitaminës D nën 30ng/ml në gjak rrezikojnë për një të tretën të preken më shumë nga diabeti.

Kështu tregon një studim i fundit sipas të cilit personat që kanë nën 50ng/ml vitaminë D në gjak rrezikohen për një të pestën të preken nga sëmundja.

Studimet e mëhershme kanë sugjeruar se vitamina D forcon sistemin imunitar të njerëzve.

Autori i studimit, Sue Park, nga Universitetit nacional në Seul, tha se kanë gjetur se pjesëmarrësit e studimit që ishin nivel më të ulët të vitaminës D në gjak rrezikohen më tepër nga diabeti, ndërsa ata që kanë nivel më të lartë janë më pak të rrezikuar.

Studiuesit këmbëngulin se të rriturit duhet të kenë të paktën 30ng të vitaminës D për milimetër të gjakut, i cili është për 10ng/ml më i lartë se sa niveli i rekomanduar nga Instituti i Medicinës.

Ndryshe, tipi 1 i diabetit ndodh kur sistemi imunitar sulmon qelizat e veta të insulinës, derisa diabeti i tipit 2 më tepër është i lidhur me faktorët e stilit të jetës, si mbipesha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat