Këto janë disa ushqime që pastrojnë lëkurën si me magji

Shëndetësia

Këto janë disa ushqime që pastrojnë lëkurën si me magji

Më: 20 prill 2018 Në ora: 17:32

Të mbushura me vitamina, minerale e vlera të shumta ushqyese që ndihmojnë trupin tuaj të funksionojë më së miri, këto ushqime të shëndetshme janë rruga e duhur për një lëkurë me shkëlqim. Dermatologët kanë zbuluar 5 ushqimet më të mira për lëkurën, të cilat e hidratojnë, luftojnë rrudhat, njollat dhe puçrrat.

Fruta të thata

Konsumo fruta të thata me kos çdo mëngjes. Frutat e thata kanë efekt anti-inflamator, ndërsa probiotikët në kos mbrojnë lëkurën nga aknet dhe ekzema. Farat vajore janë shumë të pasura me tokoferol një ushqyes vitaminik shumë i rëndësishëm për jetën e njeriut dhe antioksidantë të fuqishëm. Gjithmonë fal kësaj substance farat vajore bëjnë shumë mirë për lëkurën dhe hidratimin e saj.

Çokollata

Lajm i mirë për ata që e duan çokollatën, magjia e saj në lëkurë. Kakao përmban flavonole të cilat luftojnë tharjen e lëkurës duke parandaluar humbjen e lëngjeve në sipërfaqe të saj. Flavonolet e kakaos përmirësojnë gjithashtu edhe qarkullimin e gjakut, kështu transportohen më mirë lëndët ushqyese dhe oksigjeni në lëkurë. Më pëlqen çokollata e zezë, që përmban rreth 70% kakao, dhe konsumoj 1 në ditë”, shprehet Arielle Kauvar, drejtuesja e klinikës ‘New York Laser & Skin Care’.

Avokado

Konsumo të paktën një avokado në javë. Ajo siguron yndyra të pangopura që mbrojnë membranat qelizore, dhe mbajnë lëkurën të butë, të lëmuar dhe të hidratuar. Avokadot janë burim i mirë i vitaminës E, një vitaminë esenciale që mbron kundër shumë sëmundjeve dhe ndihmon ne ruajtjen shëndetin e përgjithshëm.

Qitro

Qitro është e pajisuar me vitaminë C, e cila i nevojitet trupit për të prodhuar kolagjen për qetësimin e lëkurës. Ka indeks të ulët glicemik, ka më pak ndikim në sheqerin në gjak krahasuar me frutat e tjerë. Kjo është e rëndësishme, duke qenë se nivelet e qëndrueshme të sheqerit në gjak ngadalësojnë procesin natyral të plakjes që shkatërron kolagjenin.

Farat e lirit

Farat e lirit përmbajnë disa përbërës bimorë që funksionojnë si acidet yndyrore omega 3 për të luftuar inflamacionin që shkakton akne dhe parandaluar tharjen e lëkurës. Ato mund të ndihmojnë gjithashtu në trajtimin e problemeve në lëkurë, si psoriaza dhe ekzema. Vaji I farave të lirit ndihmon gjithashtu me tretjen. Kjo është e rëndësishme, duke qenë se nxjerrja jashtë e toksinave nga trupi është e rëndësishme për shëndetin e përgjithshëm dhe pamjen e jashtme të lëkurës”, shprehet Robin Evans, themelues i klinikës Southern Connecticut Dermatology.

Karrota

Karrota është një produkt ushqimor që ka një rol të rëndësishëm në organizmin tonë. Një copë karrote përmban shumë vitamina dhe kalori, ajo ka 52 kalori dhe nuk ka kolesterol. Duke qenë se përmban shumë vitamina dhe kripëra minerale, karrota është edhe një ilaç mjaft efikas kundër problemeve të shumta të lëkurës, si edhe një prej elementeve më të rëndësishme kundër plakjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat