Ndoshta nuk e keni ditur, por këto ushqime mund të konsumohen pas skadimit të datës

Shëndetësia

Ndoshta nuk e keni ditur, por këto ushqime mund të konsumohen pas skadimit të datës

Më: 20 prill 2018 Në ora: 16:37

Ushqimet e skaduara nuk kanë pse të hidhen poshtë, të paktën jo në çdo rast.

 

Disa prej tyre mund të përdoren edhe pas datës së skadencës dhe nëse do ta bënte këtë një pjesë e madhe e njerëzve nëpër botë, do të kurseheshin shumë para.

Në etiketë ka një ndryshim kur thuhet “Të konsumohet brenda këtij afati” dhe “Mundësisht, të konsumohet brenda këtij afati”. Nëse gjeni shënimin e dytë do të thotë se edhe nëse hani nga ai produkt, thjesht nuk do të merrni prej tij të gjitha vlerat ushqyese që kishte më parë.

Vezët mund të konsumohen maksimumi edhe 3 ditë pas datës së skadencës.  Djathi i freskët reziston vetëm 1-2 ditë, ndërsa qumështi me kosin kanë tolerancë më të madhe, mund të përdoren deri 5 ditë më pas. Makaronat mund të përdoren deri 2 javë pas datës së skadencës.

Mishi duhet të përdoret brenda dy ditëve. Bishtajorët e konservuar nuk kanë asnjë problem, mund të konsumohen edhe disa muaj pas datës së skadencës. Edhe çokollata dhe biskotat nuk paraqesin rrezik nëse i hani pasi kanë skaduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat