Gruaja që vuan nga sëmundja misterioze, e cila i bën kockat të zhduken

Shëndetësia

Gruaja që vuan nga sëmundja misterioze, e cila i bën kockat të zhduken

Më: 20 prill 2018 Në ora: 16:15

Pacientja ishte një grua që vuante nga dhimbjet në krah dhe në supin e majtë. Analizat treguan një lezion tumoral në sup (humerus), çka i bëri mjekët të besonin se ishte një rast i kancerit të kockave, por analizat e mëtejshme treguan që gruaja nuk kishte kancer. Ajo që është më befasuese është se radiografitë treguan se si humerusi dhe ulna (një nga kockat e parakrahut) ishin zhdukur.

Si ishte e mundur kjo gjë?

Arsyeja është se gruaja vuante nga një sëmundje tejet e rrallë të quajtur Gorham-Stout, ose e njohur si sindroma e kockave që zveniten.

Me këtë sëmundje janë diagnostikuar 62 raste deri më tani.

Kjo sëmundje karakterizohet nga një rritje jo normale e kanaleve ose të vazave linfatike që shkakton thyerje të kockave dhe që zëvendësohen nga inde tumorale, por jo malinje.

Shkaku i kësaj sëmundje është i panjohur. Sëmundja nuk shfaqet tek të gjithë pacientët në të njëjtën formë.

Disa i prek vetëm në disa zona të lokalizuara të trupit dhe në kocka konkrete, por ka edhe të tjerë që i prek në zona shumë të ndjeshme si shtylla kurrizore dhe që vuajnë më pas nga paraliza e përgjithshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat