IRSHP koordinon aktivitete me komunën e Malishevës për EHKK

Shëndetësia

IRSHP koordinon aktivitete me komunën e Malishevës për EHKK

Më: 20 prill 2018 Në ora: 15:40
Pamje nga takimi mes Komunës së Malishevës dhe Institutit Rajonal të Shëndetit Publik

Sot është mbajtur një takim pune mes Komunës së Malishevës dhe Institutit Rajonal të Shëndetit Publik (IRSHP) në Prizren, me qëllim të koordinimit të aktiviteteve në luftimin dhe parandalimin e EHKK.

Nënkryetari i Malishevës, Hajdin Berisha, e ka njoftuar IRSHP-në, për aktivitetet e kësaj komune lidhur me EHKK dhe planifikimet për aktivitetet në vazhdim, për luftimin dhe parandalimin e EHKK.

Berisha, i ka falënderuar  IRSHP-në, për gatishmërinë  e tyre për aktivitete të përbashkëta dhe për kontributin e vazhdueshëm të këtij instituti, në shërbim të mbrojtjes së shëndetit të popullatës.

Nga ana tjetër, drejtoresha e IRSHP-së, Nurishahe Hulaj, ka shprehur gatishmërinë e institutit për vazhdimin e bashkëpunimit me komunën dhe koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta, si dhe për përcjelljen e situatës me EHKK.

Ndryshe, në kuadër të masave për luftimin dhe parandalimin e EHKK, sot është bërë edhe një demonstrim i mjeteve për dezinsektim, të cilat do t’i përdorë operatori në fushatën e dezinsektimit në Komunën e Malishevës, thuhet në komunikatë.

Këtë demonstrim, e kanë përcjellë nga afër nënkryetari i komunës, Hajdin Berisha, së bashku me shtabit komunal për luftimin dhe parandalimin e EHKK, si dhe me përfaqësuesit e shoqatës së bletarëve të Komunës së Malishevës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat