Top 14 rreziqet e konsumimit të pijeve energjike

Shëndetësia

Top 14 rreziqet e konsumimit të pijeve energjike

Më: 20 prill 2018 Në ora: 13:27

Rreziqet e pijeve energjike janë duke u bërë shumë të mëdha pasi përdorimi i tyre në treg është bërë shumë i madh dhe është lehtë e qasshme nga të miturit.

Ndërsa shumica e pijeve energjetike nuk kanë kafeinë aq sa kafja e Starbucks, ata janë të ëmbëlsuar dhe lehtë për t’u pirë, gjë që i pëlqen të rinjve.

Kohët e fundit, janë rritur efektettek të rinjtë pasi këto pije kanë pasoja negative nga konsumimi i tepërt në një kohë, raporton “Caffeineinformer.com”.

Këto janë 14 rreziqet nga pirja e tepërt e pijeve energjike në të njejtën kohë:

1.Sulmi kardiak: Një studim i ri ka shfaqur se pijet energjike janë shkak i shumë kontraktimeve të zemrës, të cilat mund të jenë të dëmshme për zemrën. Një studim i shfaqur ndërmjet viteve 2009 dhe 2011 ku ka pasur rreth 4854 thirrje në qendrën e kontrollit helmues nga konsumimi i pijeve energjike. Një studim tjetër tregon se ekziston një lidhje e ngushtë mes pijeve energjike dhe sulmeve në zemër tek të rinjtë. Ky studim e konfirmon se të rinjtë nuk bën të konsumojnë pije energjike më shumë se 250 ml gjatë kohës kur ata merren me ushtrime sportive.

2.Dhimbje koke dhe Migrenë: Konsumimi i pijeve energjike mund të çojë në dhimbje koke të padurueshme nga simptomat që shkaktohen nga mungesa e kafeinës. Ndryshimi i sasisë së kafeinës që konsumoni çdo ditë mund të jetë shkaktar i dhimbjeve të kokës.

3.Rritja e ankthit: Këto dy variacione diferente gjenetike në receptorët e adenosines janë të prirur të rrisin ndjesinë anksioze kur konsumohen pijet energjike.

4.Insomnia: Pijet energjike janë efikase për t’i mbajtur njerëzit zgjuar, por nëse abuzohet shumë me të atëherë ata mund ta humbin gjumin për një kohë të gjatë. Mungesa e gjumit është shkak i shumë rreziqeve të rrezikshme si performansa në të vozitur dhe në vëmendje.

5.Diabeti i tipit 2: Shumë pije energjike përmbajnë një sasi të lartë të sheqerit, ku ato mund të prodhojnë insulinë në qelizat e pankreasit e cila çon në tipin 2 të diabetit.

6.Bashkëveprimi i drogave: Disa nga përbërësit në pijet energjike mund të ndërverpojnë me ilaçe me recetë sidomos me medikamente të marra për depresion.

7.Varësia: Njerëzit mund të bëhen të varur nga kafeina dhe pijet energjike.

8.Sjellje të rrezikshme: Një studim i publikuar në revistën shkencore “The Jorunaal of American College Health” ka shfaqur se të rinjtë që kanë një shkallë të lartë të kafeinës janë të predispozuar të shfaqin sjellje të larta të rrezikut.

9.Ankth dhe Nervozizëm: Pijet energjike me shumë kafeinë janë shkaktar i ankthit. Kjo mund të pengojë në nevojat ditore ose në çështjet emocionale.

10.Të vjella: Konsumimi i shumë pijeve energjike të çon në vjellje. Kjo shkakton dehidratim dhe erozion acidik tek dhëmbët dhe në ezofag.

11.Reaksioni alergjik: Për shkak të përbërësve të shumtë që gjenden në pijet energjike, mund të ndodhë një kruajtje e lehtë deri në shtrëngimin e rrugëve të frymëmarrjes.

12: Shtypja e lartë e gjakut: Porduket e pijeve energjike me përmbajtje kafeine mund të rrisin presionin e gjakut. Shuë studime që janë kryer nga “The Mayo Clinic” kanë gjetur se Rockstar Energy Drink (verzioni 240mg) ka rritur shtypjen e gjakut tek pjesëmarrësit që kanë konsumuar këtë pije.

13.Mbidoza e Niacinës: Niacin (Vitamina B3) e cila ka një shkallë të lartë në pijet energjike mund të jenë jo të dhembshme por edhe terapeutike. Megjithatë, kjo vitaminë ka disa simptoma si: rrudhat në lëkurë, marramendje, rrahje të shpejtë të zemrës, të vjella, kruarje dhe diarre.

14.Lirimi i hormonit të stresit: Një studim i kryer nga “The Mayo Clinic” ka gjetur se pijet energjike janë shkaktar i rritjes së lirimit të hormonit të stresit. Mesatarja e shkallës së norepinephrines tek pjesëmarrësit është rritur në 74%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat