Aspirina ndihmon me zemrën e thyer

Shëndetësia

Aspirina ndihmon me zemrën e thyer

Më: 20 prill 2018 Në ora: 12:33
Ilustrim

Përdorimi i aspirinës pasi keni humbur një person tejet të dashur për ju, mund të ulë rrezikun që të përjetoni sulm ne zemër të iniciuar nga mërzia.

Kështu ka treguar një studim i realizuar së fundmi në Universitetin e Arizonas.

24 orët e para pasi keni humbur dikë, rreziku që të përjetoni sulm në zemër rritet për më shumë se 20 herë, kjo ngaqë stresi që lidhet me mërzinë shkakton ngritjen e faktorëve të rrezikut siç është shtypja e gjakut.

Pasi aspirina ulë shumë prej këtyre faktorëve të rrezikut, studiuesit kanë shikuar se a mundet  ky ilaç t’ju ndihmojë njerëzve të pikëlluar.

Të gjeturat kanë treguar se personat që kanë përdorë aspirinë kishin nivele më të ulëta të faktorëve të rrezikut për sulm në zemër si dhe simptoma të depresionit nga humbja e më të dashurve të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat