Shëndeti braktis beqarët. Të martuarit më të mbrojtur nga sulmi në zemër

Shëndetësia

Shëndeti braktis beqarët. Të martuarit më të mbrojtur nga sulmi në zemër

Më: 18 prill 2018 Në ora: 21:42
Foto ilustrim

Kush ka vendosur të kaloj një jetë vetëm duhet ta rimendoj përsëri, pasi të martuarit kanë më shumë gjasa ti mbijetojnë një sulmi të dytë në zemër në krahasim me atë që janë vetëm.

Shkencëtarët e Suedisë realizuan një hulumtim për përfitimet shëndetësore që ka martesa duke marrë në studim 3 mijë pacientë të grupmoshës 40-76 vjeç.

Të gjithë personat kishin pësuar më parë një parainfrakt dhe u mbajtën në vëzhgim për katër vite.

Në fund të studimit të dhënat treguan se personat që ishin të pa martuar apo të divorcuar kishin rreth 20% më shumë gjasa të pësonin një tjetër krizë kardiake brenda vitit në krahasim me të martuarit.

Autori i studimit Dr Joel Ohm shpjegon se kjo ndodh për shkak se pacienti i sëmurë ka dikë që kujdeset për të, i kujton ilaçet, e kupton se ku nuk ndihet mire dhe në rast të një krize të dytë shërbimi mjekësor lajmërohet më shpejt.

Statistikat tregojnë se 1 në 4 persona që i mbijeton sulmit të parë kanë gjasa të pësojnë një të dytë brenda 5 viteve prandaj monitorimi i tyre është tepër i rëndësishëm.

Kjo nuk është hera e parë që shkencëtarët nxjerrin dobitë e martesës, disa studimi të tjera kanë treguar se bashkëjetesa me dike tjetër ul rrezikun për sëmundjet mendore, për rritjen e presionit të lartë të gjakut dhe kolesterolit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat