Kanceri mund të zbulohet nga analiza e urinës?

Shëndetësia

Kanceri mund të zbulohet nga analiza e urinës?

Më: 18 prill 2018 Në ora: 20:12

Shkencëtarët po krijojnë një analizë që zbulon kacnerin tek pacientët vetëm nëpërmjet mostrave të urinës.

Kompania inxhinierike Hitachi, ka dy vjet që po punon për këtë teknologji, me analizën e 250 mostrave të urinës për sëmundjet e gjirit, zorrëve dhe të fëmijërisë, në universitetin e Nagoya në Japoni.

Zëdhënësi i kompanisë Chiharu Odaira thotë: Nëse kjo metodë bëhet praktikë, do të jetë mjaft e lehtë për njerëzit të bëjnë analizën e kancerit, dhe nuk është nevoja të shkojnë në laboratore për analizë gjaku”.

Ai shton se fëmijët e vegjël në veçanti do të përfitojnë për metodat e diagnostikimit, që mund të jenë të vlefshme nga viti 2020 dhe kështu shmangin dhe frikën e ageve të shiringave.

Teknologjia punon me duke zbuluar mbetjet në mostrën e urinës që veprojnë si “biomarkues” për format e sëmundjes, sipas një deklarate të Hitachi.Ajo synon të zbulojë kancerin sa më herët, dhe për të shpëtuar jetë, për të reduktuar kostot mjekësore dhe sociale të trajtimit, thotë Odaira.Eksperimentet që vlerësojnë saktësinë e metodës mund të nisin më vonë gjatë muajit dhe të përfundojnë në shtator.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat