Analizat vjetore që duhet të bëjë çdo femër, në bazë të moshës

Shëndetësia

Analizat vjetore që duhet të bëjë çdo femër, në bazë të moshës

Më: 17 prill 2018 Në ora: 12:04
Ilustrim

Një “Check-up” apo kontrolli mjekësor periodik, është mjaft i rëndësishëm në diagnostikimin sa më të hershëm të sëmundjeve apo patologjive të ndryshme dhe si rrjedhojë edhe në parandalimin apo trajtimin e tyre, në kohë sa më të hershme. Dhe takimi i parë i pacientit duhet të jetë ai me mjekun patolog.

Kur pacienti që paraqitet nuk ka ankesa mjekësore, “Check-up” mund ta ndajmë me grupmosha dhe gjini:

Femra:
20-25 vjeç: gjak komplet, urinë komplet, funksioni i tiroides bazë (TSH, fT3, fT4), provat e heparit, bilirubinë, Pap-test.

25-30 vjeç: nëse planifikon për shtatzëni, ekzaminimeve te mësipërme iu shtohen: vizitë gjinekologjike, screening për Talasemi Minor (elektroforeza e Hb), vaksinimi për rubeolën, kontrolli i tensionit arterial, kontrolli dentar.

30-40 vjeç: glicemi, azotemi, areatinemi, provat e heparit, bilirubinemi, lipidogramë, gjak komplet, urinë komplet, screening për hepatitet: HbsAg dhe anti HCV (për hepatitin B dhe C), eko gjiri.

40-50 vjeç: glicemi, azotemi, kreatinemi, provat e heparit, bilirubinemi, lipidogramë, gjak komplet, urinë komplet, screening për hepatitet: HbsAg dhe anti HCV (për hepatitin B dhe C), uricemia, mamografi, rografi toraxi (nëse është duhanpirës), EKG, vizitë te okulisti.

50-60 vjeç: glicemi, azotemi, kreatinemi, provat e heparit, bilirubinemi, lipidogramë, gjak komplet, urinë komplet, uricemia, mamografi, tografi toraxi, EKG, ekografi abdominale, eko Dopler e anësive inferiore, eko kardiake, osteodensitometri (DEXA).

Mbi 60 vjeç: ekzaminimeve të grupmoshës së mësipërme i shtohet rografi e kolonës vertebrale dhe bacinit.

“Check-up” rekomandohet të kryhet të paktën 1 herë në vit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat