Pse sëmuremi pas ngrënies?

Shëndetësia

Pse sëmuremi pas ngrënies?

Më: 4 prill 2018 Në ora: 09:20
Ilustrim

Dhimbja e stomakut ose sikleti pas ngrënies ka shumë shkaqe. Nëse dhimbja e stomakut ndodh pas ngrënies dhe largohet më pas, atëherë kjo zakonisht shkaktohet nga ushqimi.

Nëse një person ka simptoma të tjera ose shqetësim në vazhdimësi pavarësisht ndryshimeve në dietë, ajo mund të jetë një gjendje mjekësore.

Dhimbja e stomakut mund të parandalohet duke ngrënë një dietë të ekuilibruar, të shëndetshme me fruta dhe perime të freskëta. Mos konsumi i ushqimit djegës ose yndyror, pijeve me sheqer ose kafeinë mund të ndihmojë gjithashtu.

Problemet me stomak vijnë si rezultat i helmimit me ushqim, konsumimi i ushqimeve acidike që irritojnë stomakun, pijet me sheqer, ushqimi djegës, kafeina, alkooli, alergjia ndaj ushqimeve ose mos toleranca, ngrënia e tepërt, dispepsia, gastriti, sëmundjet e zorrëve inflamatore, ulcera në stomak, sindroma e zorrëve të irrituara, sëmundjet celiake, stresi, gjëndra tiroide, mbipesha, kapsllëku dhe tensioni i lartë i gjakut.

Nëse dikush ka ndonjërën nga këto simptoma, ata duhet të kërkojnë këshillë mjekësore. Nëse dhimbja e stomakut pas ngrënies vazhdon për një kohë të gjatë dhe ndryshimet e jetesës dhe të dietës nuk funksionojnë, njerëzit këshillohen të bëjnë kontroll te mjeku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat