Agjinaret, ushqimi mesdhetar që rigjeneron mëlçinë

Shëndetësia

Agjinaret, ushqimi mesdhetar që rigjeneron mëlçinë

Më: 2 prill 2018 Në ora: 09:54
Ilustrim

Në mitologjinë Greke, agjinarja përmendet si gjembi në të cilin Zeusi ktheu afeksionin e tij të refuzuar.
Pjesët e bimës që janë të ngrënshme, vijnë nga boçet e lules së angjinares, e cila ka një zemër ngjyrë violë. Është e vështirë për t’u përgatitur, por ia vlen lodhja kur përfitimet janë te tilla si rrallë ushqime.
Agjinaret janë të pasura në vitaminë C, K, acid folik dhe fibra bimore, si dhe, në listën e renditjes së ushqimeve sipas përbërjes se tyre në antioksidues, agjinarja renditet në 20 të parat. Edhe pse pjesa më e shijshme e bimës është zemra, fletët janë ato që përmbajnë shumicën e lëndëve ushqyese.

Lufton kancerin

Studimet tregojnë se përbërës të ekstraktuar nga agjinaret, kanë efekt pozitiv në uljen e shumimit të qelizave kanceroze, veçanërisht kancerit të prostatës dhe gjirit. Studim i vitit 2017 të fundit, të publikuar në “Journal of Pharmacology”, kanë treguar se përbërësi që karakterizon agjinaren “cynara cardunculus L.” – mund të përbëjë një aleat të dobishëm në terapinë kundër leucemisë.

Rigjeneron mëlçinë

Në sajë të përbërësve të quajtur “kinarin” dhe “silimarin”, agjinaret rezultojnë tepër të dobishme për mëlçinë. Është parë se konsumi i këtyre dy përbërësve ka sjellë rigjenerim të mahnitshëm të indit të mëlçisë.

Përmirëson tretjen

Agjinaret përmbajnë “inulinë”, një substancë me veti prebiotike – e cila ushqen florën bakteriale dhe forcon mukozën e aparatit tretës. Përveç forcimit të barrierës së aparatit tretës, flora bakteriale e shëndetshme arrin të luajë një rol të jashtëzakonshëm në zbërthimin e disa lëndëve ushqyese të patretshme ose të papërthtithshme, në uljen e kolesterolit dhe në forcim të imunitetit.

Ul kolesterolin dhe mbrojnë zemrën

Përbërës të fletëve të agjinares, kanë veti reduktuese për kolesterolin e keq LDL duke rritur gjithashtu kolesterolin e mirë HDL. Përveç efekteve të dobishme në profiling lipidemik, agjinaret luajnë një rol shumë të favorshëm në uljen e inflamacionit, duke mbrojtur arteriet dhe zemrën.

Si t’i përgatisni?

Vendosni në një tas me ujë, 1,5 me 2 limona, dhe i ruajmë më pas limonët.
Presim kërcellin diku 3-4cm nga baza. Në një sipërfaqe druri, presim me thikë majat e agjinares, deri sa fletët të duken të buta. Heqim gjithë fletët e jashtme të forta, dhe lëmë vetëm ato të butat me ngjyrë jeshile të çelur. Me një thikë shumë të mprehtë pastrojmë rreth e rrotull agjinaren dhe kërcellin. E fërkojmë me limonët e shtrydhur. Me një lugë heqim pjesën e pushit të brendshëm dhe e zhysim menjëherë në ujin me limon.

Agjinare “Ala Polita”

Përbërësit

2 thelpinj hudhër
1 qepë
2 patate të prera në kubikë të mëdhenj
2 karota
1 dorë bizele (mund të jenë edhe të ngrira)
8 agjinare
1 tufë kopër
½ filxhani vaj ulliri
kripë, piper
Limon të shtrydhur ( ½ limoni)

Përgatitja

Kavërdisni për rreth 10min qepët me hudhrat dhe karotat ne vajin e ullirit.
Shtoni patatet dhe më pas agjinaret, në fund bizelet dhe koperin.
Shtoni lëngun e limonit dhe 1 gotë ujë.
I lini në zjarr të avashtë për rreth 30 – 40 minuta.
Shërbejeni me lëngun e tyre në pjatë të thellë.

*Shënim: agjinaret janë në sezonin e tyre në Mars deri në fund të Prillit. Shfrytëzojeni këtë stinë për të përfituar gjithë vetitë e saj rigjeneruese nëpërmjet ushqimeve me vlera të veçanta detoksifikuese si agjinaret dhe asparagët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat