Disa ushqime që ju ndihmojnë nëse vuani nga pagjumësia

Shëndetësia

Disa ushqime që ju ndihmojnë nëse vuani nga pagjumësia

Më: 30 mars 2018 Në ora: 20:35
Spinaq

A vuani edhe juve nga pagjumësia? Nëse po ka disa këshilla që duhet të ndiqni. Mbase ju duket e çuditshme por edhe ushqimet që konsumoni ju ndihmojnë të hiqni qafe këtë problem.

Sipas studimeve të kryera, është vërejtur se tek personat që vuajnë nga pagjumësia, në 90 % të rasteve nuk janë ushqyer me përbërësit e domosdoshëm. Më poshtë keni listën me disa ushqime që ju ndihmojnë kundër pagjumësisë.

Spinaqi Spinaqi është i pasur me minerale dhe përmban sasi të konsiderueshme të fibrës, folatit, kaliumit dhe vitaminat A, C, E dhe K.

Çokollata Sipas ekspertëve ciklet hormonale shkaktojnë konsumimin e disa mineraleve. Pluhuri i kakaos është një burim i shkëlqyer i këtyre mineraleve, por nëse nuk e gjeni dot, atëherë sigurohuni të konsumoni çokollatën e zezë. Sipas studimeve, sa më e lartë të jetë përqindja e kakaos tek çokollata, aq më e mirë do të jetë ajo për shëndetin tuaj.

Farat e kungullit

Pastrojini dhe piqini në furrë me pak kanellë dhe kripë. Më pas mund t’i përfshini ato në të gjitha gatimet tuaja, duke nisur nga lëngjet e frutave dhe perimeve, ëmbëlsirave apo picave.

Avokado Kombinohet shumë mirë me një larmi ushqimesh dhe është një burim fantastik i yndyrnave të shëndetshme. Orizi bulgur Orizi bulgur nuk përmban gluten ndaj nuk duhet shmangur edhe nga ata njerëz që kanë ndjeshmëri të lartë ndaj glutenit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat