WiFi dhe telefonat mobilë janë të rrezikshëm për gratë shtatzëna

Shëndetësia

WiFi dhe telefonat mobilë janë të rrezikshëm për gratë shtatzëna

Më: 23 mars 2018 Në ora: 16:58
Foto Ilustrim

Një studim i ri shokues tregon se telefonat mobilë dhe sinjalet WiFi rritin rrezikun për femrat shtatzëna për rreth 50 për qind.

Shkaktari është fusha magnetike që emitojnë kullat e telefonit dhe linjat e energjisë.

Femrat shtatzëna që ekspozohen ndaj niveleve të larta të rrezatimit të fushës magnetike kanë 48 për qind më shumë gjasa të humbin fëmijën e tyre se sa femrat që ekspozohen më pak, thuhet në një studim amerikan.

Studimi është kryer nga Divizioni për kërkime në Okland të Kalifornisë, ku janë analizuar 913 femra shtatzëna në faza të ndryshme të shtatzënisë.

Studimi është pranuar për publikim në revistën shkencore Scientific Reports.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat