Sigurohen vaksinat kundër Sëmundjes Gungore të Lëkurës

Shëndetësia

Sigurohen vaksinat kundër Sëmundjes Gungore të Lëkurës

Më: 23 mars 2018 Në ora: 16:01
Ilustrim

Sot në Kosovë kanë arritur 170 mijë doza vaksina kundër Sëmundjes Gungore të Lëkurës – LSD donacion nga Komisioni Evropian.

Bazuar në strategjinë e parandalimit të sëmundjes LSD, në koordinim me shtetet e rajonit, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë me qellim mbrojtjen e shëndetit te kafshëve dhe shëndetit publik, si autoritet kompetent, edhe në vitin 2018 do të bëjë vaksinimin masiv të kafshëve të llojit të gjedheve kundër Sëmundjes Gungore e Lëkurës (SGL) – Lumpy Skin Disease (LSD).

Të gjithë fermerët në tërë territorin e Kosovës,  të cilët mbajnë kafshë të llojit të gjedhit do të jeni përfitues të vaksinimit falas nga autoriteti shtetëror. AUV ka bërë të gjitha përgatitjet qe me kohe të fillojë aksioni i vaksinimit. Janë të kontraktuara praktikat veterinare për kryerjen e shërbimeve të aplikimit të vaksinave tek kafshët. Sikurse edhe ne dy vitet e kaluara fermerët duhet të bashkëpunojnë me veterinerët në kohen kur fillon vaksinimi. Për datën e fillimit të vaksinimit fermerët do të njoftohen me kohë.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë është mirënjohëse ndaj Komisionit Evropian për mbështetjen e vazhdueshme qe po i jep vendit tonë  në ruajtjen e shëndetit të kafshëve dhe shëndetit publik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat