Sekreti i bukurisë i Selena Gomez kushton vetëm 1$, e gjejmë në çdo market

Shëndetësia

Sekreti i bukurisë i Selena Gomez kushton vetëm 1$, e gjejmë në çdo market

Më: 23 mars 2018 Në ora: 15:16
Xhinxheri

Teksa ishte në një intervistë me James Corden, Selena Gomez tregoi se çdo ditë në mëngjes pi lëng xhinxheri për të nisur ditën e saj sa më mirë. Më së shpeshti përdoret si erëz, por meqë përmban 40 përbërës të ndryshëm të antioksidantëve, acideve yndyrore dhe mineraleve, duhet ta përdorim edhe për fytyrën, trupin tonë.

Për aknet: Xhinxheri është një antioksidant super i fuqishëm, kështu që do t’ju ndihmojë të heqni qafe çdo bakterie ose toksina që kanë të bllokuar poret tuaja. Gjithashtu ndihmon në gjenerimin e qelizave të reja të lëkurës. Për të zhdukur ndonjë akne, mjafton të merrni një fetë xhinxher dhe vendi ku ajo është shfaqur…pas disa orësh as nuk do e mbani mend që aty kishte një akne.

Për flokët: Nëse flokët tuaja kanë humbug shkëlqimin, atëhere ajo çfarë ju duhet është vetëm pak lëng xhinxheri. Ajo ndihmon në shëndetin e lëkurës së kokës, duke stimuluar qarkullimin e gjakut dhe rrithjen e flokëve. Kjo do të thotë që floku juaj do të duket më i trashë, më me shkëlqim plus që lufton edhe zbokthin.

Për lëkurën: Xhinxheri është i pasur me antioksidantë që ndihmojnë në zhdukjen e qelizave të vdekura të lëkurës. Zieni pak ujë dhe brenda saj hidhini disa feta xhinxher. Lëreni gjatë natës në frigorifer dhe më pas pijeni çdo ditë nga një gotë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat