7 arsye përse domatet ju bëjnë mirë

Shëndetësia

7 arsye përse domatet ju bëjnë mirë

Më: 23 mars 2018 Në ora: 14:21
Ilustrim

Domatet janë të pasura me një substancë të quajtur likopene. Kjo substancë u jep ngjyrën e kuqe domateve dhe i mbron ato nga rrezet ultraviolet të diellit. Pothuajse në të njëjtën mënyrë mund të mbrojë edhe qelizat tuaja nga dëmtimet. Domatet janë të pasura në kalium, vitaminat B dhe E dhe lëndë të tjera ushqyese.

Sistemi imunitar

Likopene është një antioksidues – lufton molekulat e quajtura radikalet e lira, që dëmtojnë qelizat dhe ndikojnë tek sistemi imunitar. Për shkak të kësaj, ushqimet e larta në likopene, si domatet, ulin rrezikun e zhvillimit të kancerit të mushkërisë, stomakut ose prostatës. Disa studime sugjerojnë se domatet mund të ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve tek pankreasi, zorra, fyti, goja, gjiri dhe mitra.

Zemra

Likopene mund të ndihmojë gjithashtu në uljen e nivelve të LDL-së ose koelsterolit të “keq”, si dhe tensionin e gjakut. Domatet mund të ulin gjithashtu rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës. Lëndë të tjera ushqyese tek domatet, si vitaminat B dhe E, dhe antioksiduesit e quajtur flavonoide, mund të përmirësojnë shëndetin e zemrës.

Sytë

Domatet kanë substanca të quajtura luteinë dhe zeaksantinë, që mund të mbrojnë sytë nga drita blu e lëshuar nga pajisjet elektronike, si telefonat dhe kompjuterët. Ato lehtësojnë gjithashtu dhimbjen e kokës të shkaktuara nga lodhja e syve. Disa studime madje sugjerojnë se domatet mund të ulin gjithashtu rrezikun e zhvillimit të degjenerimit makular të lidhur me moshën, një ndër shkaqet kryesore të verbimit të njerëzve.

Mushkëritë

Disa studime kanë treguar se domatet mund të ndihmojnë njerëzit që vuajnë nga astma, si dhe mund të parandalojnë emfizemën, një gjendje që dëmton ngadalë alveolat e ajrit në mushkëri. Kjo falë antioksiduesve si likopene, luteinë dhe zeaksantinë, që luftojnë substancat e rrezikshme në tymin e duhanit, shkaktari kryesor i emfizemës. Shkencëtarët po përpiqen të mësojnë më shumë rreth këtyre efekteve.

Enët e gjakut

Përfshirja në dietë e domateve mund të ulë rrezikun e zhvillimit të goditjes në tru. Studimet kanë treguar se domatet mund të ulin inflamacionin, forcojnë sistemin imunitar, ulin nivelet e kolesterolit dhe parandalojnë mpiksjen e gjakut. Të gjitha këta faktorë mund të ndihmojnë në parandalimin e goditjes në tru.

Shëndeti oral

Studimet kanë treguar se likopene mund të ndihmojë në parandalimin e sëmundjeve të mishrave të dhëmbëve si gingiviti dhe periodontiti në të njëjtën mënyrë siç mund të parandalojë kancerin – duke parandaluar radikalet e lira. Por, për shkak të dozave të larta në acid, konsumimi i domateve të freskëta mund të dëmtojë smaltin e dhëmbëve – prandaj nuk duhet t’i lani dhëmbët menjëherë pasi keni konsumuar domate. Është mirë të prisni të paktën 30 minuta.

Lëkura

E dini që kremrat kundra diellit mbrojnë lëkurën. Antoksiduesi likopene tek domatet gjithashtu mund të bëjë të njëjtën gjë për ju, ashtu siç mbron edhe domatet. Por, nuk keni përse ta vendosni sipër lëkurës – ajo vepron tek qelizat nga brenda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat