Nëse keni këtë formë trupi, jeni më të rrezikuar nga diabeti

Shëndetësia

Nëse keni këtë formë trupi, jeni më të rrezikuar nga diabeti

Më: 22 mars 2018 Në ora: 14:43
Ilustrim

Shkencëtarët kanë zbuluar përse njerëzit me formë trupi si molllë janë më të rrrezikuar nga diabeti I tipit 2 dhe sëmundjet e zemrës krahasuar me personat që kanë formë trupi si dardhë.

Edhe pse në shumë studime është zbuluar se ka lidhje mes tyre, shumë pak kanë arritur të japin një shpjegim çfarë e bën të rrezikshme dhjamin përreth belit për rezistencën ndaj insulinës.

Së fundmi, shkencëtarët nga Qendra Mjekësore Universitare Irving në Kolumbi kanë zbuluar se të paktën një nga shkaktarët pas këtij inflamacioni vjen nga mëlçia.

Enzima në fjale quhet DPP4 që kalon nëpërmjet qarkullimit të gjakut në pjesën abdominale si tek minjtë ashtu edhe njerëzit. Sapo të kalojë brenda indeve dhjamore, DPP4 ndihmon për të aktivizuar qelizat dhjamore.

Ka dy lloje ilaçesh ne treg që veprojnë si frenues të enzimës DPP4 (të ashtuquajtura glipitine), që ju jepen njerëzve të diagnostikuar me diabet për të menaxhuar sëmundjen. Ata ulin nivelet e sheqerit në gjak duke parandaluar ndërhyrjen e enzimës DPP4 ne hormonet që stimulojnë prodhimin e insulinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat