Femrat që hanë perime të gjelbra gjatë shtatzënisë mbrojnë fëmijët e tyre nga astma

Shëndetësia

Femrat që hanë perime të gjelbra gjatë shtatzënisë mbrojnë fëmijët e tyre nga astma

Më: 22 mars 2018 Në ora: 14:10
Ilustrim

Perimet e gjelbra ndihmojnë nënat për të mbrojtur fëmijët e tyre nga astma, tregojnë studimet.

Një dietë e tillë është e vlefshme vetëm nëse nënat e bëjnë një gjë të tillë gjatë muajve të parë të shtatzënisë.

Në studimin e fundit të kryer nga ekipi pranë Institutit për Kërkime Nacionale në Shëndetin dhe Zhvillimin e Fëmijëve në Tokio janë përcjellë 310 foshnje pas lindjes së tyre nga nënat që kishin kompletuar anketat e ushqimit gjatë kohës së shtatzënisë.

Kur secili nga fëmijët kishin mbushur dy vjeç, ata ishin kontrolluar nëse kishin shenja të astmës.

Rezultatet treguan se fëmijët nënat e të cilëve kishte konsumuar më tepër perime të gjelbra, kishin për 52 për qind më pak gjasa të kenë shenja të astmës se sa fëmijët e nënave që kishin konsumuar më pak.

Përfitimet janë të dukshme për t’u materializuar vetëm nëse nënat konsumojnë perime të gjelbra në fazën e parë të shtatzënisë kur foshnjat janë në fazën kyçe të zhvillimit, transmeton KosovaPress.

Ndryshe, mbi një milion fëmijë në Britaninë e Madhe vuajnë nga astma dhe shkalla e sëmundjes është ndër mesin e më të lartave në Evropë.

Çdo ditë mesatarisht tre njerëz në Britani vdesin nga kjo gjendje.

Evidencat sugjerojnë se dieta e nënave mund të jetë faktor kyç në rrezikun e zhvillimit të sëmundjes te fëmijët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat