5 arsyet pse i keni sytë vazhdimisht të skuqur dhe të thatë

Shëndetësia

5 arsyet pse i keni sytë vazhdimisht të skuqur dhe të thatë

Më: 20 mars 2018 Në ora: 18:57
Foto Ilustrim

Sytë e skuqur mund të nxisin një sërë pyetjesh acaruese nga njerëzit që duan të dinë nëse jeni sëmurë, keni qarë apo pirë alkool.Skuqja e syve shkaktohet për arsye nga më të ndryshmet. Ajo është shpesh shenjë e një tjetër problemi  si sy të thatë, mungesa e gjumit ose teprimi me alkoolin.

Dr. Andrew Holzman ka zbuluar disa nga shkaktarët e skuqjes së syve.1.Ju janë tharë sytë: Kur sytë janë të thatë, ata acarohen dhe inflamohen. Ky inflamacion shkakton edhe skuqje të tyre. Syti i thatë është më i zakonshëm tek njerëzit mbi 50 vjeç, megjithatë prek edhe më të rinjtë, sidomos ata që kalojnë shumë kohë para kompjuterit. “Ne nuk i kapsitim sa duhet sytë kur jemi para ekranit të pajisjeve elektronike, prandaj shkaktohet tharja e syve”, shpjegon dr. Holzman.

Keni alergji sezonale: Alergjitë mund të shkaktojnë ënjtje dhe inflamacion të syve, duke çuar kështu më skuqje të tyre

Po mjekoheni me ilaçe Ilaçe të caktuara, si ato për gjumin, ankthin, apo ato për lehtësimin e dhimbjeve (si ibuprofeni) që shkaktojnë tharje dhe skuqje të syve. Këto ilaçe mund të pakësojnë rrjedhjen e gjakut tek indet përreth syve, duke i bërë ato të thatë dhe të skuqur.4.Nuk keni fjetur mjaftueshëm: Nëse keni ndenjur zgjuar deri natën vonë duke parë filma ose keni kaluar gjysmën e natës duke u kthyer sa nga njëra anë në tjetrën në shtrat, sytë tuaj do të duken pas si të përgjakur ditën e nesërme..

Sytë kanë nevojë që të mbyllen për njëfarë kohe, në mënyrë që shtresat e lotit të rigjenerohen dhe rimbushen. Humbja e lotëve çon në skuqje të syve.5.Keni shtypur një enë gjaku: Kjo shkaktohet në rastet kur kolliteni shumë, nëse keni fjetur në një pozicion të keq që ka shkaktuar shumë presion në sy, ose keni përjetuar një traumë (aksident me makinë).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat