Më pak peshë e më shumë energji vetëm me një frut

Shëndetësia

Më pak peshë e më shumë energji vetëm me një frut

Më: 20 mars 2018 Në ora: 13:24
Ilustrim

Bananja,  fruti që lidhet më shumë me fëmijët por në fakt është një luftues i mirë i dhjamit të barkut, ju mbush me energji dhe largon fryerjen e barkut.

Bananja ndihmon ndërtimin e muskujve

Nëse pas stervitjes, ndjen muskujt e lënduar – ose që nuk po rriten shpejt – ndoshta nuk po merr mjaftueshëm magnez. Një burim i mirë i magnezit janë bananet që ndihmojnë me kontraktimet dhe qetësimin e muskujve si dhe me proteinat që rrisin masën muskulare.

Na bën të ndihemi më të lumtur

Bananet promovojnë buzëqeshje sepse përmbajnë vitaminë B9, e njohur si folate, një ushqyes që lufton depresionin duke nxitur një substancë që ka veti antidepresive.

Më pak stres dhe ankth

Përveç rritjes së humorit, bananet kanë dhe triptofan, “paraardhës i serotoninës” dhe serotonina mund te jetë kimikati më i rëndësishëm i trurit sepse është një antidepresiv natyral dhe mund të kurojë ankthin dhe pagjumësinë, apo edhe probleme të tjera si lodhjen, irritimin, zemërimin dhe agresivitetin. Bananet kanë gjithashtu norepinephrine, e cila rregullon stresin. Janë një mënyrë e mirë për të promovuar humor pozitiv dhe parandalojnë depresionin.

Ndihmon për t’u ndjerë më pak e fryrë

Bananja rrit bakteret që luftojnë fryrjen në stomak dhe është burim legjendar i kaliumit, i cili ndihmon në uljen e lëngjeve të tepërta.

[Image result for banana]

Sheqeri në gjak do të stabilizohet

Rekomandohet që bananet të konsumohen me proteina dhe yndyrna të shëndetshme për të ngadalësuar përthithjen e sheqerit nga bananja në sistemin e qarkullimit të gjakut. Kjo është strategjia më efektive për të mbajtur të stabilizuar nivelet e sheqerit në gjak, që do të thotë nivele të vazhdueshme energjie dhe humbje peshe.

Do të ndiheni më  të ngopur

Para se të piqen, bananet janë të pasura në “niseshte rezistente”, që i rezistojnë procesit të tretjes.  Kjo ushqen bakteret e shëndetshme, e cila shtyp urinë dhe çon në oksidimin e yndyrnave të tepërta.

Më shumë energji

Bananet janë të pasura me glukozë, burimi i tretshëm më i shpejtë i sheqerit që do jep energji optimale për vrapin, ngritjen e peshave apo ciklizëm. Duke ngrënë një banane pas stërvitjes të ndihmon të rifurnizohesh me energji pas një seance djersitjeje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat