Foshnjet nuk i kanë këto baktere derisa i puthni ju në buzë, ja nga çfarë sëmundjesh rrezikohen në të ardhmen

Shëndetësia

Foshnjet nuk i kanë këto baktere derisa i puthni ju në buzë, ja nga çfarë sëmundjesh rrezikohen në të ardhmen

Më: 20 mars 2018 Në ora: 10:21
Ilustrim

Puthja në buzë ndan jo vetëm pediatrët e psikologët, por edhe prindërit në dy grupe! Nëse për disa puthja në buzë është shprehi dashurie për të voglin tënd, për shumë të tjerë ajo shihet si dëmtuese në shumë aspekte për fëmijën!

Atij i përçohen mesazhe të gabuara se cilët njerëz duhen puthur në buzë e për më të tepër, ata janë të rrezikuar nga disa sëmundje që nuk do t’i merrnin nëse të rriturit nuk do t’i puthnin në buzë.

Hulumtimet më të fundit kanë dalë në përfundimin se puthjet në buzë mund t’u shkaktojnë fëmijëve probleme me shëndetin e dhëmbëve në të ardhmen. (kavitet dhe prishje dhëmbësh për të qenë më konkretë).

Vetëm disa prej nesh janë plotësisht të vetëdijshëm për rreziqet shëndetësore që vijnë nga puithjet në buzë, por ekspertët e shëndetit mendojnë se të gjithë prindërit duhet të jenë të përgjegjshëm e të jenë të informuar rreth kësaj teme.

Një studim i vitit 2015 nga Universiteti i Oulos, vuri në dukje se foshnjet që ishin puthur në buzë nga të rritur kishin rrezik më të lartë të prishjes së dhëmbëve, kjo për shkak të baktereve që merren përmes këtij kontakti fizik. Kjo ndodh edhe nëse ndan të njëjtën lugë.

‘Prishja e dhëmbëve konsiderohet një sëmundje infektive dhe e transmetueshme,’ shprehet Dr. Metro Raha Sepehrara për Metro.co.uk. ‘Kjo do të thotë se mund të kalojë nga një person në tjetrin ose në këtë rast nga nëna tek fëmija. ” Foshnjet nuk i kanë këto baktere në gojën e tyre ndaj e mira është të gjeni një mënyrë tjetër për të shprehur dashurinë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat