Ndotja nga tymi i dizelit dëmton aromën e bimëve

Shëndetësia

Ndotja nga tymi i dizelit dëmton aromën e bimëve

Më: 20 mars 2018 Në ora: 09:21
Ilustrim

Shkencëtarët kanë shprehur shqetësimin se tymi i dizelit janë duke shkatërruar në mënyrë të veçantë aromën e bimëve dhe luleve në qytete, duke i bërë më të vështirë për t’u detektuar nga largësia.

Një numër i luleve si trëndafilat, zambakët, livandot dhe lulet e verdha, janë prekur nga gjendja e krijuar.

Oksidi i nitrogjenit (NOx), i lëshuar nga veturat me dizel, dëmton përbërësit që krijojnë aromat.

Robbie Girling nga Universiteti i Reading, i cili udhëheq studimin mbi emetimin e dizelit, beson se vështirësia e bletëve për të thithur nektarin e luleve është si rezultat i gjithë kësaj.

“Unë kam biseduar me një mbajtës të bletëve, i cili pohon se bletët nuk mund të nuhasin lulet në kopshtin e tij”, tha ai.

Guy Barter nga Shoqëria Royal Horticultural përshkruan gjetjet e studimit si brengosëse, por jo edhe të papritura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat