Shënohet Dita ndërkombëtare e shëndetit oral

Shëndetësia

Shënohet Dita ndërkombëtare e shëndetit oral

Më: 20 mars 2018 Në ora: 07:25
Ilustrim

Në kuadër të projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”, sot përmes aktiviteteve shënohet Dita ndërkombëtare e shëndetit oral.

Me këtë rast në amfiteatrin e sheshit “Zahir Pajaziti” nxënësit do të recitojnë poezi për shëndetin oral, ndërsa do të realizohet edhe ecja e katërt me radhë “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur” që ka për qëllim informimin e fëmijëve e nxënësve mbi rëndësinë e shëndetit oral.

Ecja realizohet nën kujdesin e ambasadorëve të projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”, ndërsa nisja bëhet në orën 10:30 nga sheshi “Zahir Pajaziti“ deri te sheshi “Ibrahim Rugova”. Gjatë ecjes, të gjithë fëmijët e nxënësit do ta këndojnë live këngën “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”.

Po ashtu, do të publikohen rezultatet e hulumtimit mbi gjendjen e shëndetit oral te fëmijët e nxënësit e grup-moshave dy deri në 14-vjeç, të realizuar nga dentisti Xheladin Ujkani, i cili do të dalë me rekomandime e këshilla drejtuar prindërve e fëmijëve, por edhe institucioneve parashkollore e fillore.

Ky është viti i gjashtë shkollor i realizimit të projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”, projekt që monitorohet dhe bazohet në rekomandimet e Komitetit ndërministror të programit ”Shkollat Promovuese të Shëndetit” nga MASHT, MSH, MMPH dhe MKRS.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat