Meshkujt me sasi të ulët të spermës më të rrezikuar nga sëmundjet

Shëndetësia

Meshkujt me sasi të ulët të spermës më të rrezikuar nga sëmundjet

Më: 19 mars 2018 Në ora: 13:15
Foto ilustrim

Meshkujt që kanë sasi të ulët të spermës kanë më shumë gjasë të jenë të prekur nga disa probleme shëndetësore, njëkohësisht janë më shumë të rrezikuar nga sëmundjet.

Këto janë gjetjet e një studimi të realizuar me 5,177 meshkuj, ku ata që kishin më pak sasi të spermës kishin 20% më shumë gjasë për yndyra të këqija, shtypje të lartë të gjakut dhe kolesterol të keq. Gjithashtu është vërejtur se kishin nivel të ulët të tostesteronit.

Sasia e ulët dhe kualiteti i dobët i spermës janë faktorët e rrezikut tek një në tre çifte që kanë probleme të bëjnë fëmijë.

“Meshkujt infertilë kanë më shumë gjasë që të kenë probleme shëndetësore apo faktorë të rrezikut që mund të ulin kualitetin e jetës dhe jetëgjatësinë” ka vlerësuar Dr Alberto Ferlin, i cili është udhëheqës i këtij studim.

Megjithatë autorët e studimit kanë theksuar se sasia e spermës nuk shkakton problemet shëndetësore, mirëpo këto dyja janë të lidhura me njëra-tjetrën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat