3 këshillat shëndetësore që më ndryshuan jetën

Shëndetësia

3 këshillat shëndetësore që më ndryshuan jetën

Më: 17 mars 2018 Në ora: 23:30
Ilustrim

Këshillat shëndetësore janë kudo por njerëzit në të shumtën e kohës i injorojnë. Ato nuk kanë kuptim, tajmingun e kanë të gabuar apo thjeshtë nuk janë për neve. Mirëpo kohë pas kohe këshillat e duhura arrijnë në vendin e duhur dhe në kohën e duhur…dhe ndryshojnë diçka përgjithmonë. Ja tre këshillat që më ndryshuan mua:

Shtoni kanellë në kafenë tuaj. Kafeja është diçka e mrekullueshme dhe është e mirë gati se për të gjithë…por kur i shtoni sheqer, krem, atëherë nuk është më e mirë. Unë nuk e pëlqeja kafenë mirëpo një ditë dikush më këshilloi që ti shtoja kanellë, dhe gjithçka ndryshoi. Kanella është super e shëndetshme, e zbut shijen e mprehtë të kafesë dhe e bën super të shijshme.

Mos e shtyeni alarmin. Njerëzit adhurojnë të dremisin, edhe unë isha një ndër tyre derisa një ditë nuk mora një këshillë ndryshe. Dremitja në fakt ju bën më të lodhur andaj vendosa që ta lë alarmin në një dhomë tjetër dhe me një zë të lartë që mos të dremisja por të zgjohesha që ta ndaloj alarmin. Tani kur zgjohem jam përplot me energji.

Thani duart e lagura. Pjesa më e rëndësishme e larjes së duarve është tharja e tyre pas, pasiqë duart e lagura janë më të rrezikshme se duart që nuk i lani. Prandaj tani i kushtoj rëndësi tharjes së tërësishme të duarve andaj edhe sëmurem më rrallë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat