Pija detoksifikuese që kthen energjinë pas stërvitjeve të rënda në palestër!

Shëndetësia

Pija detoksifikuese që kthen energjinë pas stërvitjeve të rënda në palestër!

Më: 17 mars 2018 Në ora: 23:16
Ilustrim

Do të ju paraqesim një pije detoksifikuese me bazë qumështi nga bajamet, e cila është shumë e lehtë për t’u tretur dhe i ofron trupit energji shtesë. Në vend të bajameve, mund të përdorni edhe lajthi, arra apo kajsi. Përparësia e këtij shake-u të fuqishëm është se shumë lehtë përgatitet dhe mund të zëvendësojë të gjitha vaktet ushqyese nëse shtoni edhe më tepër fruta të freskëta. Gjatë verës mund ti shtoni edhe disa kube akulli dhe do ta shijoni me kënaqësi.

Përbërësit:

100 gr. bajame
2 lugë liri të bluara
2 lugë mjaltë ose fruktozë
2 lugë susam të bluar
1 lugë qershi të grimcuara apo fruta tjera sipas dëshirës
½ luge koriandër i bluar
Një gjysmë banane
Një mollë

Përgatitja:

Lëreni sasinë e bajame gjatë natës në ujë. Ditën tjetër, edhe bajamet edhe ujin hidheni në blender dhe shtoni edhe një gjysmë tjetër shishe me ujë dhe bluani në blender. Pas një minute, do të fitoni qumësht prej bajameve i cili i ka të gjitha vlerat ushqyese brenda saj.

Më pas, këtij qumështi shtoni dy lugë fara liri të grimcuara, dy lugë fruktozë apo mjaltë, dy lugë susam të bluar, një lugë gjelle qershi apo fruta tjera sipas shijes suaj, ½ lue koriandër të bluar (sipas dëshirës), gjysmë banane të freskët dhe një mollë. Përzieni të gjithë këta përbërës në blender dhe do të fitoni pijen enrgjike detoksifikuese.

Ju bëftë mirë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat