Vuani nga pagjumësia? Bëni kujdes me këto ushqime

Shëndetësia

Vuani nga pagjumësia? Bëni kujdes me këto ushqime

Më: 16 mars 2018 Në ora: 21:40
Foto ilustrim

A e keni menduar ndonjëherë se mënyra se si ju ushqeheni ndikon edhe te gjumi? Studimet e fundit kanë treguar se ushqimet influencojnë shumë edhe te gjumi.

Nëse kaloni net të tëra pa gjumë, gjë e cila rrit së tepërmi stresin, këshillohet që të hiqni dorë nga disa ushqime.

Lista me ushqimet më poshtë duhet shmangur në mbrëmje.

Drithërat

Ato përmbajnë sheqerna, të cilat ua largojnë gjumin.

Djathi

Djathi i vetëm që mund të konsumoni në mbrëmje është mozarela. Llojet tjera të djathit përmbajnë shumë tiramina, të cilat aktivizojnë trurin tuaj, pa marrë parasysh sa është ora.

Çokollata

Çokollata përmban një sasi të konsiderueshme të kafeinës, sidomos ajo e zezë. Ajo gjithashtu përmban theobromine, e cila rrit shpejtësinë e punës së zemrës suaj dhe do t’ju mbajë të zgjuar.

Mishi i thatë dhe nënproduktet

Nuk këshillohen pasi përmbajnë tiraminë.

Frutat e thata

Frutat e thata janë të pasura me fibra dhe përmbajnë koncentrat të kondensuar të sheqerit, të cilat do t’ju mbajnë zgjuar për orë të tëra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat