Zbulohet sekreti i jetëgjatësisë

Shëndetësia

Zbulohet sekreti i jetëgjatësisë

Më: 16 mars 2018 Në ora: 16:12
Foto Ilustrim

Zbulohet sekreti i enzimës së jetëgjatësisë, telomerasa që vepron duke prodhuar pjesë të përsëritura të segmenteve të ADN-së në ekstremet e kromozomeve, një mekanizëm që përshkruhet në revistën shkencore “Embo Journal” dhe që mund të jetë në themel të një gjenerate të re ilaçesh kundër plakjes.

Çdo qelizë mund të ndahet vetëm në një numër të limituar, ndonëse të konsiderueshëm.

Jetëgjatësia e tyre lidhet me gjatësinë e ekstremeve të kromozomeve, që quhen telomere.

Këto zona mbrohen nga kapakë specialë që krijohen nga sekuenca të shkurtra ADN-je që ndërthuren pas çdo ndarjeje qelizore.

Një proces që funksionon njësoj si një orë e brendshme, një lloj numërimi mbrapsht për qelizat deri në pikën që ekstremet e kromozomeve mbeten të zhveshura, duke aktivizuar një seri destabilizimesh të ADN-së që sjellin vdekjen qelizore.

Pikërisht në këtë nivel hyn në lojë enzima e jetëgjatësisë.

Ku numërimi mbrapsht, në fakt, mund të ngadalësohet falë telomerasas, që shton disa prej sekuencave të ADN-së që janë humbur nga telomeret.

Në këtë mënyrë, mund të shtohet jeta mesatare e qelizave dhe në teori ajo e krejt organizmit.

Duhet të gjendet një mënyrë për të hequr frenën e dorës nga telomerasa që mund të ndryshojë procesin e plakjes qelizore.

Por duhet bërë shumë kujdes, sepse në qelizat tumoriale kjo enzimë mund të bëhet një aleat i rrezikshëm, duke i bërë potencialisht të pavdekshme”, paralajmërojnë studiuesit.

Si duhet të kujdeseni për shëndetin oral gjatë shtatzënisë, çfarë ndodh me dhëmbët para dhe pasi sillni në jetë një fëmijë
Një avokado, një karrot dhe vitaminë E, dhe menjëherë do të ndodhë magjia në trupin tuaj
Ja pse duhet të hani çdo ditë arra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat