Një test i ri i urinës i parashikon sëmundjet që do t’i keni dhe kohën kur do të vdisni

Shëndetësia

Një test i ri i urinës i parashikon sëmundjet që do t’i keni dhe kohën kur do të vdisni

Më: 14 mars 2018 Në ora: 22:56
ilustrim

Një test i thjesht i urinës mund të parashikojë rrezikun që e kemi ndaj sëmundjeve të ndryshme që ndërlidhen me moshën, dhe ndoshta edhe kohën kur do të vdesim.

Studimi ka zbuluar se një substancë, që shërben si indikator i dëmeve që shkaktohen në qeliza nga rritja e oksigjenit, rritet në urinë kur moshohen njerëzit.

Hulumtuesit thonë se substanca – e quajtur ‘8-oxoGsn’ – mund të shërbejë si mënyrë e matjes se si është plakur biologjikisht trupi i një njeriu.Ky informacion pastaj mund të përdoret për t’i pasur parasysh shanset që kemi për t’u diagnostikuar me sëmundjet e ndryshme.

Lideri i këtij studimi, Dr. Jian-Ping Cai, thotë: “Substanca urinore ‘8-oxoGsn’ mund ta pasqyrojë më mirë gjendjen reale të trupit tonë sesa mosha jonë kronologjike, e gjithashtu mund të na ndihmojë t’i parashikojmë sëmundjet që ndërlidhen me moshën”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat