Moshat më të reja preken nga sulmi në tru

Shëndetësia

Moshat më të reja preken nga sulmi në tru

Më: 13 mars 2018 Në ora: 16:14
Foto Ilustrim

Sulmet në tru janë duke prekur persona në moshë më të re, ku stili i jetës jo të shëndetshme dhe obeziteti rrisin rrezikun për një sulm të tillë.

Më parë është konsideruar që personat në moshë të shtyre rrezikojnë nga sulmet e tilla, mirëpo statistikat e fundit tregojnë që personat në moshat 40-69 vjeç përbejnë 38% të rasteve në Britani, duke shënuar rritje për 33% krahasuar me dekadën e kaluar.

Nga viti 2007 deri në 2016, mesatarja e personave që kanë pësuar sulm në tru ka rënë nga mosha 71 vjeçare në 68 vjeç për meshkuj, ndërsa për gra nga 75 në 73 vjeçare.

Ekspertët besojnë që personat që njohin shenjat shkojnë në spital menjëherë, mirëpo shumica prej tyre nuk i kanë parasysh simptomat ngaqë besojnë se janë të rinj për të pësuar sulm në tru.

Sulmi në tru ndodhë kur ka koagulim të gjakut në një arterie apo gjakderdhje të madhe në kokë, kështu duke ulë qarkullimin e gjakut në tru.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat