Fëmijët e ekspozuar ndaj tymit të duhanit mund të vuajnë nga astma dhe infeksionet - Bota Sot
Fëmijët e ekspozuar ndaj tymit të duhanit mund të vuajnë nga astma dhe infeksionet

Shëndetësia

E diel, 23 shtator 2018

Fëmijët e ekspozuar ndaj tymit të duhanit mund të vuajnë nga astma dhe infeksionet

Më: 13 mars 2018 Në ora: 00:25
Duhani

Fëmijët që janë të ekspozuar ndaj tymit të duhanit kanë një rrezik më të lartë për zhvillimin e një sërë sëmundjesh infektive, raportuan hulumtuesit nga Universiteti i Hong Kongut.

Rezultatet tregojnë se për imunitetin e fëmijëve ndikon negativisht, ekspozimi ndaj tymit të cigareve në muajt e parë të jetës, veçanërisht për lindjet e parakohshme dhe fëmijët me peshë të ulët në lindje.

Sipas hulumtimit, dihet tashmë që fëmijët e ekspozuar ndaj tymit të duhanit, shpesh vuajnë nga astma dhe infeksionet e sistemit të frymëmarrjes.

Rezultatet e studimit të ri bazohen në monitorimin e 7,402 fëmijëve nga lindja deri në vitin e tetë të jetës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test