Mjekësia kinezë: Pini ujë të ngrohtë në çdo stinë

Shëndetësia

Mjekësia kinezë: Pini ujë të ngrohtë në çdo stinë

Më: 8 mars 2018 Në ora: 16:25
Foto Ilustrim

Kinezët ndryshe nga perëndimorët pinë ujë të ngrohtë në çdo stinë. Për të huajt pirja e një gote uji të ngrohtë në verën e nxehtë përbën një sfidë. Por kjo është një traditë kineze. Një dallim mes zakoneve të kinezëve dhe pjesës tjetër të botës.

Nga ana tjetër edhe kinezëve u bën përshtypje se si perëndimorët pijnë ujë apo lëngje me akull, apo direkt nga frigoriferi. Tregohen shumë histori nga të huajt që jetojnë në Kinë lidhur me këtë zakon kinez, por edhe kinezët tregojnë përvojat e tyre në vendet e tjera, lidhur me zakone që ju duken të çuditëshme. Shumë komentues janë përpjekur të gjejnë arsyet e këtij dallimi, por nuk ka një shpjegim të saktë për këtë.

Madje në hipotezat e ndryshme përfshihen industrializimi, zakonet ushqimore, arsye historike, cilësia e ujit e deri te mjekësia tradicionale. Prindërit kinezë këshillojnë shpesh fëmijët të mos pijnë ujë të ftohtë. Ata e shpjegojnë këtë me arsyen se uji mund të ketë bakterie ndaj duhet zier. Francezët jo rrallë pijnë ujë të ngrohtë madje preferojnë ujë të zier se sa ujë nga shishet. Edhe në SHBA prirja është thuajse e njëjtë.

"Shumica e njerëzve mendojnë se uji i shisheve është më i shëndetshëm se sa i rubinetit, por nuk është e vërtetë" thotë një studiues i Universitetit të Kalifornisë. Në një sondazh të një televizioni amerikan uji i çezmës u konsiderua si më i shëndetshëm. Por në Kinë ndodh e kundërta. Uji i çezmës konsiderohet i pakonsumueshëm për t'u pirë, ndaj shumica e kinezëve e ziejnë atë dhe pjesa tjetër blen ujë me shishe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat